Bashkohu me ne!

A ke menduar ndonjëherë të angazhohesh me prapaskenat e një fushate? Nëse po, të ftoj të më bashkohesh në skuadrën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Duke marrë parasysh kohën dhe periudhën e çuditshme politike që po jetojmë, do të jetë sfidë për të gjithë. Ti me idetë e tua mund të na ndihmosh të marrim një nismë, ndryshojmë një ligj, krijojmë strategji të re politike apo të përmirësojmë diçka që se kishim menduar më parë.

Së bashku do të punojmë si ekip, ku përveçse rriteni profesionalisht duke shkëmbyer eksperienca, krijoni dhe shoqëri të reja. Shfrytëzoje kohën e lirë për të bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku primarja për ne është mbështetja e promovimi i të rinjve.
Unë besoj se kush kërkon ndryshim, atë nuk duhet ta shohë tek largimi, por tek angazhimi në ndërtimin e saj. Për të rinjtë e nesërmja nis sot dhe e ardhmja është TANI.
Të pres,
Floida!

Lë të bëhemi bashkë!
Guxo! Lufto! Fito!

Postcards Ideja Jote
Social Media Kërkime
Phone Calls Rrjete Sociale
Texting Në Terren
Driving Fushata digjitale
Digital Organizo Takim

1. Plotësoni këtë formular

Në menunë “Si do të ndihmoni” më poshtë zgjidhni një nga fushat ku do të pëlqenit të kontribuoni, ose zgjidhni “Nuk jam i sigurt” dhe dikush nga ne do të kontaktojë për t’ju këshilluar.

Selektoni të gjitha opsionet që ju interesojnë dhe ne do t'ju ofrojmë detaje për secilën sapo të bashkoheni.

2. Kontakto me ne

Një nga stafi ynë do të kontaktojë për më shumë informacion për hapat në vazhdim.